Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Aksident i rëndë në Lushnje, 30-vjeçari në gjendje kritike për jetën (foto+emri)
Pamje nga vendi i ngjarjes LUSHNJË- Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në unazën e qytetit të Lushnjës. Një motoçikletë është përplasur me një mjet i cili po dilte nga një biznes. Përplasja tepër e fortë dhe Marjus Doksani rreth të 30- tave, është transportuar me urgjencë në gjendje kritike për jetën. Policia e qarkullimit rrugor dhe patrullat e policisë në vendngjarje. Unaza e qytetit të Lushnjes është bërë shpesh burim aksidentesh të tilla pasi ka shumë biznese përgjatë saj.