Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari (EMRI)

Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari (EMRI)

makina e viktimes FIER- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur kryqëzimi i Cakranit. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një Mercedes dhe një Peugeot. Si pasojë e përplasjes së forte mes mjeteve, ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt spitalit drejtuesi i mjetit Peugeot, 16 vjeçari Oktavio Merdanaj. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër tip Benz, ka pësuar dëmtime të lehta dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, si dhe një mjet zjarrfikës, për normalizimin e trafikut dhe pastrimin e rrugës. Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Njoftimi: Fier/Informacion paraprak Rreth orës 19:00, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", në fshatin Cakran,...