Aksident i rëndë në kryeqytet, makina del nga rruga dhe përfundon në trotuar (Detaje)

Aksident i rëndë në kryeqytet, makina del nga rruga dhe përfundon në trotuar (Detaje)

Një aksident i frikshëm ka ndodhur gjatë ditës së sotme në bulevardin Migjeni, në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Sipas dëshmitarëve okularë, një automjet që lëvizte me shpejtësi të madhe ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar, duke përplasur një makinë dhe një furgon të parkuar. Ngjarja ishte shumë pranë një tragjedie më të madhe, pasi për pak shmangën përplasjen këmbësorët që po kalonin aty në atë moment. Dëshmitarët raportojnë se shoferi kishte tentuar të frenonte menjëherë pasi semafori u ndez i kuq, por për shkak të shpejtësisë së madhe humbi kontrollin e automjetit, duke shkaktuar përplasjen.