Aksident i rëndë në Fier, makina përplas këmbësorët, plagosen dy persona

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas këmbësorët, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Petovë pranë FNSH- së, ku një automjet tip “ Benz” ka përplasur dy këmbësorë, çift bashkëshortësh dhe si pasojë e goditjes së fortë kanë marrë lëndime. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, dhe sipas burimeve ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti. Top Channel