Aksident i rëndë në Durrës! X5 “fluturoi” nga ‘Ura e Dajlanit’, humb jetën 18-vjeçarja

Aksident i rëndë në Durrës! X5 “fluturoi” nga ‘Ura e Dajlanit’, humb jetën 18-vjeçarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Durrës, te Ura e Dajlanit. Një automjet tip BMW X5 ka dalë nga rruga duke rënë nga ura dhe ka përfunduar rreth 30 metra poshtë saj. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 18-vjeçaraja V. G. e cila ishte pasagjere në mjet ndërsa të plagosur kanë mbetur drejtuesi i BMW, 26 vjeçari A,Xh si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç të cilët janë në spital në kujdesin e mjekëve. “Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja...