Aksident i rëndë në Durrës/ Makina ‘fluturon’ nga Ura e Dajlanit, humb jetën 18-vjeçarja
PAMJE NGA VENDNGJARJA DURRËS-Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen 15 janarit në Durrës, te Ura e Dajlanit. Një automjet tip BMW X5 ka dalë nga rruga duke rënë nga ura dhe ka përfunduar rreth 30 metra poshtë saj. Shoferi ka humbur kontrollin e automjetit dhe as mbrojtëset metalike të aksit rrugor nuk e kanë ndalur dot mjetin, i cili ka përfunduar poshtë Urës së Dajlanit. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjerja 18-vjeçare, ndërsa të plagosur kanë mbetur drejtuesi i BMW, si dhe dy këmbësorë të cilët janë në spital në kujdesin e mjekëve. Njoftimi i policisë: Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi. Si pasojë e aksidentit,...
Burimi:
zeri.ai