Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, humb jetën kalimtari
Një aksident i rënë ka ndodhur në autostradën Lushnje-Fier. Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën 70-vjeçari Skënder Maledhi. Drejtuesi i mjetit, shtetasi 52-vjeç u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Rreth orës 19:25, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi G. Sh., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. M., rreth 70 vjeç, i cili, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit, shtetasi G. Sh., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com