Aksident i rëndë në aksin rrugor Korçë-Maliq. Përplasen dy makina, raportohet për të lënduar
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Lumalas. Sipas informacioneve paraprake, dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa dyshohet për disa persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për dhënien e ndihmës së parë dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Burimi:
kohajone.com