Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, gjashtë persona mbeten të plagosur
Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Urës së Zogut. Si pasojë e përplasjes mes një mjeti tip “minicoper” dhe një automjeti tjetër tip “Golf”, kanë mbetur të lënduar gjashtë persona, raporton korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Rrëshenit, ku po marrin ndihmën mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, të cilat ende nuk dihen. Në njoftimin e policisë thuhet: Milot/Informacion paraprak Në aksin rrugor “Milot-Morinë”, automjeti me drejtues shtetasin A. Ll. është përplasur me një automjet që drejtohej nga një shtetas i huaj. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerë, të cilët janë...
Burimi:
top-channel.tv