Aksident i rëndë në afërsi të Qafë-Murrizit/ Makina ndahet në dy pjesë pas përplasjes me trajlerin, tre të plagosur

Aksident i rëndë në afërsi të Qafë-Murrizit/ Makina ndahet në dy pjesë pas përplasjes me trajlerin, tre të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar pak momente më parë në afërsi të Qafë Murrizit. Një trajleri është përplasur me një makinë, e cila është ndarë në dy pjesë. Tre persona kanë mbetur të plagosur, konkretisht 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjer. “Në rrugën e Arbërit, kamioni me drejtues shtetasin Xh. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. D. Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjer, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë. Top Channel