Aksident i frikshëm në aksin Lezhë–Ishull Lezhë, makina përmbyset pas përplasjes me shtyllën e ndriçimit
Një aksident i frikshëm rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë–Ishull Lezhë, pranë lagjes SMT. Një automjet tip Benz ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi, dhe është përmbysur më pas në mes të rrugës, raporton korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa pësuar lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv