Aksident fatal në “Vorë-Fushë-Prezë”, 23-vjeçare humb jetën pas përplasjes me barrierat anësore

Aksident fatal në “Vorë-Fushë-Prezë”, 23-vjeçare humb jetën pas përplasjes me barrierat anësore

Një aksident me vdekje është shënuar mesnatën e së enjtes në Tiranë. Aksidenti ndodhi rreth orës 00:00, në aksin rrugor “Vorë – Fushë-Prezë”, ku shtetasja E. E., rreth 23 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë, 23-vjeçarja ka humbur jetën në spital. Njoftimi i policise Më datë 13.02.2026, rreth orës 00:00, në aksin rrugor “Vorë – Fushë-Prezë”, shtetasja E. E., rreth 23 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë, 23-vjeçarja ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.