Aksident fatal në Lezhë, 59-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga kamioni
Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin Thumanë–Milot. Një kamion ka përplasur për vdekje një 59-vjeçar i cili drejtonte një ciklomotor. Policia bën me dije se drejtuesi i kamionit është shoqëruar në komisariat. Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Thumanë–Milot”, kamioni me drejtues shtetasin B. D., 35 vjeç, është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin L. B., rreth 59 vjeç, i cili si pasojë, ka humbur jetën. Shtetasi B. D. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com