Aksident fatal në aksin “Durrës–Rrogozhinë”, makina përplas për vdekje këmbësorin

Aksident fatal në aksin “Durrës–Rrogozhinë”, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Durrës–Rrogozhinë”. Sipas Policisë, rreth orës 09:30, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. I. ka përplasur një këmbësor, ende të paidentifikuar. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka humbur jetën në vendngjarje. Sakaq drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve procedurale të mëtejshme. “Më datë 09.02.2026, rreth orës 09:30, automjeti me drejtues shtetasin M. I., ka përplasur në aksin rrugor “Durrës-Rrogozhinë”, një këmbësor ende të paidentifikuar, që si pasojë ka humbur jetën. Shtetasi M. I. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale të mëtejshme, ndërkaq, vijon puna për të identifikuar shtetasin që ka humbur jetën, si dhe për të sqaruar dhe...