Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Aksi rrugor Tropojë–Valbonë hapet për qarkullim, policia jep paralajmërimet për drejtuesit e mjeteve
Aksi rrugor Tropojë–Valbonë është rikthyer në funksion normal, ndërsa shërbimet e Policisë Rrugore dhe mirëmbajtjes së rrugës janë ende të pranishme në terren për të garantuar sigurinë e qarkullimit. Në zonat ku ka prezencë të akullit, po vazhdon kriposja e rrugës, ndërsa disa segmente janë prekur nga reshjet e shiut, gjë që kërkon kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve. Policia Rrugore apelon që shpejtësia të moderohet, vigjilenca gjatë drejtimit të mjetit të rritet, dhe udhëzimet e forcave të rendit të ndiqen me përpikëri për parandalimin e aksidenteve. Top Channel