Aksi rrugor Kamëz–Valias në mëshirë të fatit, rrezik për makinat dhe kaos në trafik
Aksi rrugor Kamëz–Valias po shndërrohet çdo ditë e më shumë në një sfidë serioze për qindra qytetarë që e përdorin atë. Rruga, e cila duhet të ishte një nyje e rëndësishme lidhëse për zonën, ndodhet në një gjendje të rëndë amortizimi, e mbushur me gropa të thella dhe dëmtime të shumta që rrezikojnë sigurinë e drejtuesve të mjeteve. Automjetet pësojnë dëmtime të vazhdueshme, trafiku rëndohet, ndërsa shqetësimi i qytetarëve rritet nga dita në ditë. Pavarësisht ankesave të shumta dhe realitetit të dukshëm në terren, Bashkia Kamëz duket se ka zgjedhur të mbyllë sytë përballë këtij problemi serioz. Kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për rehabilitimin e këtij segmenti rrugor, duke e lënë atë në një gjendje të mjerueshme dhe...
Burimi:
gijotina.com