Aksi Librazhd-Qafë Thanë i “paralizuar” prej 7 orësh, hapet lëvizja në njërën korsi, çlirohet trafiku kilometrik (VIDEO)

Aksi Librazhd-Qafë Thanë i “paralizuar” prej 7 orësh, hapet lëvizja në njërën korsi, çlirohet trafiku kilometrik (VIDEO)

Librazhd-Qafë Thanë LIBRAZHD- Është hapur qarkullimi në rrugën Librazhd-Qafë Thanë, pas 7 orësh e bllokuar në të dyja drejtimet prej disa orësh, si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh nga mali në zonën e njohur si "Kthesat e Dragostunjës". Mësohet se që prej orës 11:00 qarkullimi në këtë aks ka qenë totalisht i bllokuar, duke shkaktuar kaos dhe radhë të gjata automjetesh në të dy drejtimet. Ndërsa, në orën 18:00 të mbrëmjes, njëra prej korsive është hapur. Në terren ndodheshin shërbimet e Policisë Rrugore që monitoruan situatën, për të shmangur trafikun, edhe pse rezultoi e pamundur për më shumë se 7 orë. Prej orësh, fadromat në terren kanë punuar me qëllim pastrimin dhe stabilizimin e zonës, për të mundësuar hapjen e qarkullimit të mjeteve në njërën...