AKSHI dhe administrata tani mund të mbeten dhe pa internet, ankimohet sërish tenderi 4.8 mln euro
FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nuk po gjen qetësi dhe sikur të mos mungonte problem me sistemin e SelfCare të Tatimeve, këtë të enjte në Komisionin e Prokurimit Publik u ankimua tenderi 4.8 milionë euro për internetin e këtij institucioni dhe atyre të tjera publike. Ankesa është bërë nga një prej operatorëve pjesëmarrës në procedurë dhe ka të bëjë me vlerësimin e bërë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave. Më herët në dhjetor i njëjti tender që ishte pezulluar nga ana e Komisionit të Prokurimit Publik për shkak të ankesave të bëra nga disa operatorë lidhur me dokumentet e procedurës. Për një pjesë prej tyre KPP pranoi kërkesat ndërkohë për disa të tjerë jo duke nënvizuar arsyet. Ankesat e vazhdueshme kanë...
Burimi:
zeri.ai