“Ajo që na bashkon më e fortë se interesi që na ndan”, mesazhi i Presidentit Begaj: E ardhmja ndërtohet me angazhim të përditshëm, jo me fjalë të mëdha

“Ajo që na bashkon më e fortë se interesi që na ndan”, mesazhi i Presidentit Begaj: E ardhmja ndërtohet me angazhim të përditshëm, jo me fjalë të mëdha

Në këtë prag ndërrimi vitesh, kreu i shtetit ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët. Presidenti Bajram Begaj shprehet se në vigjilje të Vitit të Ri 2026, urimi i parë është për bashkëpunim dhe bashkërendim rreth qëllimeve e interesave mbarëkombëtare. Mesazhi i plotë: Sonte, teksa jeni mbledhur rreth tryezës festive me familjen dhe njerëzit tuaj të dashur, dëshiroj t’ju marr vetëm pak çaste për t’ju uruar përzemërsisht Vitin e Ri! Nata e ndërrimit të viteve është koha e reflektimeve, momenti kur ndalemi për të parë çfarë lamë pas dhe për të projektuar shpresat tona për motmotin e ri. Kjo është, mbi të gjitha, festa e familjes. Vlerat që rriten brenda saj janë pikërisht ato që i japin forcë dhe qëndrueshmëri mbarë shoqërisë sonë....