AIDSSH dorëzon në Prokurori provat për 6 vendvarrime të viktimave të komunizmit

AIDSSH dorëzon në Prokurori provat për 6 vendvarrime të viktimave të komunizmit

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), referuar vendimit unanim të organit kolegjial i përcolli dje Prokurorisë së Përgjithshme, prokurorive në rrethe, drejtorive vendore të policisë, komisariateve, bashkive dhe institucioneve të tjera përgjegjëse në Shkodër, Lezhë, Mirditë, Vlorë, Korçë, Kolonjë dhe Himarë kërkesat për vijimin e procedurave ligjore dhe hetimore lidhur me 6 vendvarrime të dyshuara të personave të zhdukur gjatë regjimit komunist, ku janë evidentuar të dhëna me probabilitet të lartë për praninë e mbetjeve mortore. Referuar vendimit të organit kolegjial në dokumentacionin e përcjellë pranë organeve të drejtësisë, AIDSSH kërkon: “Shqyrtimin juridik të çështjeve dhe autorizimin e ndërmarrjes së veprimeve procedurale të nevojshme që lidhen me kryerjen e gërmimeve dhe zhvarrimeve të kontrolluara për qëllime kërkimi, rikuperimi dhe identifikimi të...