Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
Ahmetaj rrëfen zinxhirin e aferave: Terminale, aeroporte, tuneli, 14 miliardë dollarë të vjedhura nga Rama dhe ministrat
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar mbrëmjen e djeshme me rrëfimin e tij të katërt për atë që ai i quan aferat më të mëdha ekonomike të qeverisë Rama. Në intervistën për “Çim Peka LIVE”, Ahmetaj akuzoi kryeministrin dhe kabinetin e tij për shpërdorim masiv të pasurive publike përmes koncesioneve, investimeve strategjike, marrëveshjeve të pafishta dhe projekteve pa garë. Porto Romano – koncesioni 35–70 vjetësh për “Lidl” Ahmetaj deklaroi se kompania gjermane “Lidl” ka marrë një koncesion 35-vjeçar (me të drejtë rinovimi edhe për 35 vite të tjera) për një terminal doganor në Porto Romano, ndërkohë që porti i ri ende nuk është ndërtuar. Sipas tij, qeveria ka kryer shpronësime duke përdorur argumentin e interesit publik, por aseti në fakt kalon në duart e një subjekti...