Agjenti i policisë kriminale të Kamzës kapet me 1 milionë euro cash në makinë!

Agjenti i policisë kriminale të Kamzës kapet me 1 milionë euro cash në makinë!

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektorin A. K. agjent i policisë kriminale në Komisariatin e Kamzës, pasi ai u arrestua në Kosovë së bashku me dy persona të tjerë, nën dyshimin për përfshirje në një rast të transportimit të një shume të madhe parash të padeklaruara ku sipas mediave kosovare flitet për 1 milionë euro cash. Rasti u zbulua nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila vendosi ndalimin për 48 orë të policit shqiptar dhe dy shtetasve kosovarë, të identifikuar si Etnik Ahmaxhokaj dhe Ardit Laska, të dyshuar për veprën penale të pastrimit të parave. Sipas autoriteteve kosovare, automjeti tip furgon, që dyshohet se i përket policit A. K. u përzgjodh për kontroll të detajuar në pikëkalimin...