Afera e inceneratorëve/ SPAK çon për gjykim Arben Ahmetajn dhe 10 të tjerë, zbardhen akuzat
Arben Ahmetaj TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka çuar për gjykim në Gjykatën e Posaçme dosjen penale ndaj ish-zëvendëskryeministrit në arrati Arben Ahmetaj, të cilin e akuzon për korrupsion. Mbi Ahmetajn rëndojnë tre akuza “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje dhe mos deklarim pasurie”. Bashkë me të janë dërguar për gjykim bashkëjetuesja e tij, Erjola Hoxha dhe ish-bashkëshortja e tij Albina Mançka, si dhe shtetasit Andi Boni, Geirjan Kuka, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Sonila Meqemeja, Elidon Begaj dhe Elda Dinaj. Të dyja si Hoxha dhe Mançka akuzohen për veprat penale “fshehje dhe mosdeklarim pasurie” si dhe “pastrim parash”. Ahmetaj akuzohet se ka përfituar nga të pandehurit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri pagesa për investimet e kryera nga ai dhe ish-bashkëshortja...
Burimi:
zeri.ai