Afera e AKSHI-t! Komandohet zëvëndësuesi i Erion Ismailit, Besmir Dervishi nëndrejtor i Policisë së Tiranës
Erion Ismaili TIRANË-Besmir Dervishi, komandohet nëndrejtor i Policisë së Tiranës. Më herët, këtë post e ka mbajtur Erion Ismaili, i cili u pezullua nga detyra në kuadër të aksionit të SPAK, pas hetimeve për tenderët në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Dervishi më herët ka mbajtur disa detyra në Policinë e Shtetit, si shef i komisariatit numër 3 dhe 5 në Tiranë, si dhe së fundmi ishte shef i Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë.
Burimi:
zeri.ai