Afera “5D”, deputeti Këlliçi: Apeli vuri kapakun mbi një prej dosjeve më korruptive, precedent i rrezikshëm

Afera “5D”, deputeti Këlliçi: Apeli vuri kapakun mbi një prej dosjeve më korruptive, precedent i rrezikshëm

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila zbuti masat e sigurisë për ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës, në lidhje me dosjen e njohur si “5D”. Këlliçi u shpreh se Apeli “vendosi kapakun jo mbi krimin, por mbi drejtësinë”, duke e cilësuar vendimin si një precedent të rrezikshëm për çështjet që lidhen me vjedhjen e fondeve publike. ”Sot Gjykata e Apelit për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin vendosi kapakun. Jo mbi krimin, por mbi drejtësinë. Mbi shpinën e dërrmuar të qytetarëve. Drejtuesit e Bashkisë së Tiranës, me përjashtim të njërit, dolën nga salla e gjyqit pa asnjë përgjegjësi reale penale, ndërsa u rrëzuan edhe dënimet simbolike të shkallës së parë....