Aeroporti i Vlorës mbetet peng në gjykatë/ Beteja ligjore mes ortakëve bllokon hapjen e aeroportit

Aeroporti i Vlorës mbetet peng në gjykatë/ Beteja ligjore mes ortakëve bllokon hapjen e aeroportit

Aeroporti i Vlorës, një nga projektet më të mëdha infrastrukturore të viteve të fundit, vijon të mbetet i bllokuar nga një konflikt gjyqësor mes aksionerëve, duke lënë të pasigurt hapjen dhe nisjen e operimit të tij. Në qendër të përplasjes qëndrojnë dy ortakët e shoqërisë koncesionare, kompania MABCO, e cila deklaron se zotëron 98% të aksioneve, dhe kompania 2A Group, me 2%. Konflikti ka nisur pas pretendimit se është nënshkruar një kontratë për shitjen e 47 për qind të aksioneve nga shoqëria me përqindjen më të madhe të aksioneve me ortakët me përqindjen më të vogël, një veprim që shoqëria MABCO e mohon, duke deklaruar se firma e Behgjet Pacollit në këtë kontratë është e falsifikuar. Çështja ka kaluar në disa shkallë gjykimi. Gjykata e...