Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Aeroporti i Vlorës, Gjykata i ngrin votën Pacollit, dyshime për humbje kontrolli kombëtar
behgjet pacolli TIRANË- Gjykata e Shkallës së Parë ka marrë vendim duke pranuar kërkesën për sigurimin e padisë dhe duke pezulluar të drejtën e votës së aksionarit Mabco Construction SA, si dhe çdo të drejtë tjetër që rrjedh nga zotërimi i kuotës, në shoqërinë koncesionare “Vlora International Airport – VIA” sh.p.k., deri në vendimin përfundimtar. Vendimi vjen pas padisë për përjashtimin e ortakut dhe pas konstatimit se ekzistonte një rrezik real, i menjëhershëm dhe i pakthyeshëm që Aeroporti i Vlorës të humbiste kontrollin shqiptar përmes një skeme financiare të fshehtë. Sipas padisë dhe vlerësimit paraprak të gjykatës, Behgjet Pacolli dyshohet se ka përdorur shumicën e votës për të sunduar shoqërinë në mënyrë të njëanshme, duke marrë vendime pa Asamble, duke publikuar akte të pavlefshme në...