Adriatik Lapaj thërret nesër protestë: 7 arsye pse Rama duhet të dorëhiqet
Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka paralajmëruar për një protestë masive, e cila do të mbahet ditën e nesërme. Përmes një njoftimi zyrtar, ajo shprehet se do të protestojë kundër Edi Ramës dhe qeverisjes së tij. Kjo pasi, sipas saj qeverisja e tij drejton një sistem të korruptuar, ku vjedhjet dhe skandalet dalin kudo. Ata thonë se kjo qeverisje ka lënë shqiptarët pa ilaçe jetike, duke e kthyer shëndetësinë në privilegj për ata që paguajnë. Ndërsa argumenton se ka rritur koston e jetesës, por pagat mbeten minimale. Në kuadër të kësaj, Lëvizja “Shqipëria Bëhet” kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës, krijimin e një qeveri tranzitore me profesionistë të pavarur dhe një mandat 12-mujor për përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. “Ju pres të gjithëve, merrni...
Burimi:
argjiroja.net