Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh
Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, reagoi me tone ironike pas protestës së Partisë Demokratike, duke nënvizuar se beteja e vërtetë qëndron te qëndresa e pandërprerë në shesh dhe jo te largimi pas disa orësh. “Sot kam pritur që PD të qëndronte më shesh, nuk kanë qëndruar. Me protesta 2 orëshe Rama rri 100 vjet. Shumë demokratë më thanë: ‘Adriatik, ejani bashkohuni me ne’, por unë iu përgjigja: të bashkohemi për çfarë? Nëse bëhet fjalë për të qëndruar në shesh dhe për ta detyruar Edi Ramën të tërhiqet, ne jemi këtu, dakord. Por nëse duhet të bashkohemi që pas dy orësh të largohemi sërish, këtë nuk e bëjmë,” deklaroi Lapaj. Sipas tij, përmes qëndresës po i jepet jehonë çështjes në arenën ndërkombëtare dhe po...
Burimi:
gijotina.com