Abuzoi seksualisht me punonjësen dhe e shantazhonte se do t’i tregonte familjes së saj, arrestohet një shtetas i huaj në Tiranë

Abuzoi seksualisht me punonjësen dhe e shantazhonte se do t’i tregonte familjes së saj, arrestohet një shtetas i huaj në Tiranë

Një shtetas i huaj është arrestuar nga në Tiranë, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një punonjëse 21-vjeçare dhe e ka shantazhuar duke kërcënuar se do t’i tregonte familjes së saj. Ngjarja ka ndodhur në banesën e marrë me qira nga 48-vjeçari në rrugën “Bogdanëve”, ku viktima ishte ftuar për të kryer aktivitetin e saj profesional online për llogari të tij. Gjatë kontrollit fizik, policia i ka gjetur edhe një mjet prerës. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në vijim. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:-ndaluan shtetasin e huaj M. F., 48 vjeç, pasi një 21-vjeçare ka kallëzuar se ishte punësuar prej tij si dizajnuese për bizhu, punë që kryhej online për llogari të 48-vjeçarit, në banesën...