Abuzimi me 90 mln lekë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, SPAK kërkon rreth 34 vite burg për 23 të pandehur

Abuzimi me 90 mln lekë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, SPAK kërkon rreth 34 vite burg për 23 të pandehur

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-SPAK ka dhënë pretencën për të pandehurit e Universiteti Bujqësor i Tiranës, të cilët u gjykuan me procedurë të shkurtuar. Prokurori Dritan Prençi ka kërkuar 34 vite e 6 muaj burg për 23 të pandehur, të cilët kanë përfituar gjykim të shkurtuar, ndërsa 5 të tjerë po gjykohen veçmas sipas procedurës së zakonshme. Për 19 prej tyre SPAK kërkon që dënimi me burg t’i konvertohet me shërbim prove dhe punë publike. SPAK ka kërkuar dënimin me 3 vite burg dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite për administratorin e UBT-së Edmond Tërthorja. Pretenca: Edmond Terthorja – 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Amarildo Lleshi – 3 vite burg, ulje të 1/3...