Abuzimi i OSHEE, qytetari në Fushë-Krujë faturohet 2-3 herë më shumë se konsumi
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka denoncuar një rast që sipas saj dëshmon abuzimet e administratës shtetërore ndaj qytetarëve. Në një deklaratë publike, ajo bëri të ditur se një banor i Fushë-Krujës ka përfunduar përballë faturave të fryra të energjisë elektrike, pavarësisht se ka qenë i rregullt në pagesat e tij. Sipas Vangjelit, rasti ngre shqetësime serioze mbi mënyrën e trajtimit të ankesave nga institucionet dhe mbi barrën financiare që u vendoset familjeve shqiptare si pasojë e këtyre praktikave. Deklarata e Vangjelit: Një tjetër rast shqetësues abuzimi vjen nga Fushë-Kruja, ku një banor dhe abonent familjar i energjisë elektrike denoncon sot publikisht mënyrën se si po trajtohet nga administrata e qeverisë Rama. Sipas dokumentacionit dhe librezës përkatëse, qytetari ka shlyer rregullisht detyrimet...
Burimi:
gijotina.com