Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Abuzimet me tenderët e rrugëve, kush janë zyrtarët e lartë dhe biznesmenët që u kontrolluan nga BKH (Emrat)
Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka kryer 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë lidhur me dosjen e abuzimit me tenderët e rrugëve. Kontrolle të reja janë kryer lidhur me çështjen që lidhen me zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe disa bashkëpunëtorë të saj. Mes personave që u janë kontrolluar banesat dhe ambientet e punës por edhe të banimit të drejtuesve të kompanive ndërtuese. Mësohet se është kontrolluar banesa e Viola Haxhiademi, ish sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe aktualisht drejtore e KESH-it, banesa e Gentian Gjyli ish drejtor i ARRSH-së, i pandehur dhe në arrest shtëpie, banesa e Erald Elezi, ish drejtori i KESH-it, i pandehur dhe në arrest shtëpie si dhe banesa e Sajmir Kuçit, Marsel Hoxhës, Jonida Çeços dhe Sindi Dushkut. Gjithashtu janë...