Abuzime miliona euro/ SPAK kërkon autorizim për arrestimin, Këshilli i Mandateve vendos sot për fatin e Ballukut
Ditën e sotme, në orën 10:00 do të mbahet mbledhja e Këshillit të Imunitetit për rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Edhe pse kryeministri Edi Rama deklaroi pas vendimit të Kushtetueses se nuk ka urgjencë për trajtimin e kërkesës së SPAK, pasi Balluku është tashmë e pezulluar dhe mund të hetohet lehtësisht, socialistët ndryshuan kurs. Fillimisht ata ishin shprehur se do të prisnin zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe botimin e tij në Fletoren Zyrtare. Kushtetuesja ka thënë se po punon për ta zbardhur vendimin para afatit 30-ditor. Vendimi për mbledhjen e Këshillit të Imunitetit erdhi disa ditë pasi Komisioni Europian i kërkoi Kuvendit të trajtojë pa vonesa kërkesën e Prokurorisë së Posaçme. “Siç është theksuar edhe më parë, është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë...
Burimi:
gijotina.com