Abuzime me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës, SPAK kërkon 34 vite burg për 23 të pandehur

Abuzime me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës, SPAK kërkon 34 vite burg për 23 të pandehur

SPAK shpalli pretencën ndaj 23 të akuzuarve të Universitetit Bujqësor të implikuar në nëntë tendera fiktivë me vlerë 90 milionë lekë. Prokurori Dritan Prençi kërkoi 34 vite e gjashtë muaj burgim kundër 23 të pandehurve. Ndaj  zëvendës rektorit Ilir Kapaj u kërkua dënimi me 1 vit e gjashtë muaj burgim dhe nëse gjendet fajtor vendosja e tij nën shërbim prove për 24 muaj. Për zv.rektoren tjetër, u kërkua dënimi me 1 vit burg për t’ju konvertuar në 150 orë shërbim prove. Për administratorin e  universitetit Edmond Tërthorja prokurori kërkoi dënimin e tij me tre vjet burg, t’i ulet një e treta e dënimit dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për pesë vite. Pjesa më e madhe e dënimeve të kërkuara nga...