Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj
Ministria e punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e qarta te shkarkimit nga detyra. Freskida Halilaj ka mbajtur postin e drejtoreshës së IdentiTek që prej muajit nëntor 2024. Gjatë drejtimit të “IdentiTek” nga Freskida Halilaj, kompania e pasaportave dhe kartave të identitetit u kthye në një qendër abuzimesh dhe qokash, ku Halilaj urdhëroi zgjatjen e kontratës me “AFIS and Biometrics Consulting Inc” për shërbime IT biometrike, pavarësisht se kontrata ishte përmbushur dhe mungonin raportet dhe provat për ndërprerje të punës, duke kërcënuar vartësit me “firmos ose ik” dhe shkarkuar ata që refuzuan. Tenderi për këtë kontratë, ku morën pjesë Deloitte Albania, ATIS LLC dhe Biometrics Consultech ABC, u gjet me shkelje nga auditimi i Ministrisë...
Burimi:
gijotina.com