A rrezikohet Shqipëria nga një sulm i mundshëm me raketa nga Irani? Flet eksperti i sigurisë
Mes një situate të tensionuar gjeopolitike dhe lajmeve që kanë shkaktuar ankth te qytetarët shqiptarë, lind pyetja: E është Shqipëria realisht nën kërcënimin e një sulmi me raketa nga Irani? Eksperti i sigurisë, Artur Meçollari, duke analizuar situatën, u shpreh se se një sulm i tillë është praktikisht i pamundur, si nga pikëpamja teknike, ashtu edhe nga ajo strategjike. Sipas Meçollarit, faktori i parë dhe thelbësor është distanca gjeografike. Ndryshe nga sa mund të mendohet, distanca reale nga bazat e lëshimit të raketave në perëndim të Iranit deri në Shqipëri është rreth 3,000 kilometra, dhe jo 2,500. Kjo distancë e tejkalon kapacitetin maksimal të arsenalit iranian. Ndërsa faktori i dytë vendimtar është mburoja gjeopolitike e ofruar nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Çdo raketë e...
Burimi:
gijotina.com