A mundet PD të bashkojë partitë e tjera rreth vetes? Vokshi: Berisha ka dërguar ftesë për të gjithë
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi flet për nevojën e bashkimit të të gjithë faktorëve opozitarë. Për të Kryesia e PD-së ka bërë ftesa të vazhdueshme për partitë dhe forcat opozitare që të koordinohen dhe të krijojnë një front të unifikuar. “Ftesat nuk kanë munguar nga kryetar i PD. Ka bërë ftesa të përditshme për faktorët opozitarë që të bashkohen, por nëse ftohen dhe refuzojnë, nuk na mbetet gjë tjetër”, tha Vokshi. Ajo theksoi se për të arritur objektivin e largimit të qeverisë aktuale, duhet të tejkalohen ndasitë dhe përçarjet mes partive opozitare. “Duhet të heqim dorë nga ndasitë, na duhen zgjedhje të reja me një qeveri teknike. Të bëhemi bashkë, kjo do të thotë çdo forcë politike opozitare, duke përfshirë edhe Arlind Qorin, Adriatik Lapajn...
Burimi:
kohajone.com