A mund të mbërrijë një raketë e lëshuar nga Irani në Shqipëri? Ish-komandanti shpjegon në “Shqipëria Live” dy skenarët

A mund të mbërrijë një raketë e lëshuar nga Irani në Shqipëri? Ish-komandanti shpjegon në “Shqipëria Live” dy skenarët

I ftuar këtë mesditë në “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, ish-komandanti i forcave detare Artur Muçollari, u ndal te lufta në Iran. Sipas tij, Shqipëria nuk e rrezikon vendin tonë, as nga ana teknike por as nga interesat gjeopolitike. “E para ajo skemë nuk është reale, distanca maksimale e një rakete iraniane është 2500 km, janë dy ose tre raketa balistike që kanë këtë distancë.  Distanca nga kufi i Iran-Irak, e deri në Shqipëri është 2500 km, pra pa ndodhur shkatërrimi i bazës së raketave të Iranit, ishim në kufi të distancës, që do të thotë duhet t’i shtynim. Ne ishim në kufi. Por kjo skemë është jo reale. Pjesa nga kufiri me Irakun deri në Teheran ka katër ditë që është pastruar nga bazat...