A e rrit prania e MEK rrezikun për Shqipërinë mes tensioneve me Iranin?
Sulmi amerikan dhe izraelit i 28 shkurtit në Iran, ku u vra udhëheqësi suprem, ajatollah Ali Khamenei, ngriti shqetësime rreth sigurisë në shumë vende të botës, teksa Republika Islamike po kryen sulme hakmarrëse në vendet ku ekzistojnë baza ushtarake amerikane. Shqetësime të tilla u ndien edhe në Shqipëri, ku prej vitesh strehohet grupi opozitar iranian Mojahedin-e-Khalq (MEK), që njihet edhe si Organizata Popullore Muxhahedine e Iranit. Në ditën kur nisën sulmet në Iran, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e mbështeti operacionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Izraelit, duke thënë se shteti që ai udhëheq është përballur drejtpërdrejt me “fytyrën barbare të regjimit të Teheranit, përmes agresioneve të tij kibernetike”. “Për ne, kjo nuk është gjeopolitikë abstrakte. Është siguri kombëtare, qartësi morale dhe...
Burimi:
sot.com.al