A do të sfidojë Berishën për drejtimin? Salianji: Dua që PD të jetë fituese

A do të sfidojë Berishën për drejtimin? Salianji: Dua që PD të jetë fituese

Ervin Salianji flet për situatën e krijuar brenda PD-së, ndërsa ka nisur një lëvizje me demokratët në mbarë vendin, në një kohë kur lidershipi aktual e ka cilësuar atë si “të vetëpërjashtuar”. I pyetur nëse do të garojë kundër Sali Berishës në zgjedhjet e brendshme të partisë, Salianji u shpreh se aktualisht nuk ndodhet në një fazë gare personale, por në një proces dëgjimi dhe grumbullimi të shqetësimeve të demokratëve. “Unë po mbledh shqetësimet e demokratëve. Do të kemi një etapë tjetër kur do të flasim për rrugët e zgjidhjes. Kjo nuk është një fazë ku ka garë apo shprehje ambiciesh personale”, tha Salianji. Sipas tij, fokusi i lëvizjes që ka nisur nuk është një përballje për poste, por rikthimi i Partisë Demokratike si një...