A do të luftonit për vendin tuaj? Shqipëria ndër shtetet me nivelin më të lartë të gatishmërisë
Gjatë viteve të fundit, gatishmëria për të luftuar ka tërhequr vëmendje më të madhe, veçanërisht që nga pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022. Kjo luftë nënvizoi rëndësinë e moralit të qytetarëve në rezistimin ndaj një pushtuesi. Po çfarë mund të thuhet për gatishmërinë për të luftuar për shtetet anëtare të NATO-s? Universiteti Riga Stradins, në bashkëpunim me Qendrën për Studime Gjeopolitike të Rigës ka kryer një sondazh me më shumë se 31,000 të anketuar në shtator dhe tetor 2025. Sipas sondazhit, pesë vendet me përqindjen më të lartë të qytetarëve të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre janë Turqia (88 përqind), Shqipëria (69 përqind), Suedia (66 përqind), Finlanda (64 përqind) dhe Mali i Zi (63 përqind). 10 vendet e para plotësohen nga...
Burimi:
ntv.al