A do të ketë reshje shiu? Moti bën kthesën e fortë nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

A do të ketë reshje shiu? Moti bën kthesën e fortë nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit. Në orët e mesditës në jugperëndim të vendit reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 17 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 2 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim verindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s.