A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur këtë të martë në lidhje me zgjedhjet për kryetar që pritet të zhvillojë kjo forcë politike më 23 maj. I pyetur nga gazetarët nëse do të jetë pjesë e garës për të drejtuar PD, Berisha nënkuptoi se do të ishte dhe se një gjë e tillë është e pashmangshme. Pyetje: A konfirmoni ju pjesëmarrjen në këtë garë? “A mund të më thuash ti kush të tha jo, si e bën këtë pyetje?!”, u shpreh Berisha. Neni 48 i statutit të PD-së flet për mosrikandidim të kryetarit kur ai ka drejtuar partinë në zgjedhjet e fundit dhe i ka humbur ato. Megjithatë, për Berishën, ky nuk është rasti, pasi zgjedhjet e vitit të kaluar nuk konsideroheshin të tilla, por...
Burimi:
gijotina.com