A do të autorizojë nesër Kuvendi arrestimin e Ballukut? Hazizaj: Duhet të ballafaqohej me prokurorinë

A do të autorizojë nesër Kuvendi arrestimin e Ballukut? Hazizaj: Duhet të ballafaqohej me prokurorinë

Avokati Sokol Hazizaj flet për vendimmarrjen që pritet të marrë Kuvendi lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Sipas Hazizajt, rezultati i votimit të së nesërmes është praktikisht i parashikueshëm, duke pasur parasysh pozicionin e shumicës parlamentare dhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama. ”Mendoj se përgjigja e ditës së nesërme është dhënë tashmë për shkak të mbledhjes që mbajti kryeministri. Nuk ka ndonjë çudi në kuptimin teknik dhe formal të vendimmarrjes së Kuvendit sa kohë që mazhoranca e tanishme është e karakterit cilësues të Kuvendit të Shqipërisë”,-u shpreh Hazizaj. Ai theksoi se në kushtet e një mazhorance absolute në Parlament, nuk ka pritshmëri për një vendim ndryshe nga shumica. ”Në kushtet e një mazhorance absolute që ka marrë grupi parlamentar i Rilindjes nuk...