90-vjeçari nën hetim nga SPAK për 5 mln € të Ujësjellësit-Memaliaj, merr edhe 3.4 milionë për kanalizimet e Sarandës

90-vjeçari nën hetim nga SPAK për 5 mln € të Ujësjellësit-Memaliaj, merr edhe 3.4 milionë për kanalizimet e Sarandës

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga hetimi i SPAK për ndërtimin e një Ujësjellësi Rajonal për 8 fshatra, ku për gjykim janë dërguar ish-kryetari i Bashkisë Memaliaj, Gjolek Guci, Edmonda Harizi, ish-nënkryetare e bashkisë, Feta Hoxha, ish-drejtor i Shërbimeve Publike si dhe Bersant Ylli, administrator i subjektit “Bersant Ylli”.  Konkretisht bëhet fjalë për një tender të vitit 2021 me fond limit 4.1 milionë euro dhe me kohëzgjatje kontratë 24 mujore. Hetimet zbuluan se Guci bashkë me të pandehurit e tjerë, kanë shpallur fitues kompanitë që nuk plotësonin kriteret teknike, “KEG” sh.p.k dhe “ED KONSTRUKSION” shpk. Kjo e fundit rezulton në pronësi të 90-vjeçarit Ramadan Ibrahimi. Në Buletinin e Prokurimeve Publike të datës 16 shkurt 2026, siguruar nga Pamfleti, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve, ka njoftuar për zhvillimin e tenderit me objekt: “Ndërtim i...