Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
80 ha tokë bujqësore nën ‘pushtetin’ e ujit në Cakran të Fierit, rrezikohet bllokimi i autostradës Levan-Tepelenë
Rreth 80 ha tokë bujqësore është nën pushtetin e ujit në njësinë administrative Cakran të bashkisë Fier. Dëmet në të mbjella janë tepër të mëdha ka pohuar kryeplaku i fshatit Selishtë, Ferrik Myftaraj, ndërsa ka theksuar se uji rrezikon të dalë në autostradën Levan- Tepelenë. Një situatë e tillë nuk është parë prej 7 vitesh në zonë thotë Muftaraj, ndërsa thekson se bllokimi i autostradës do të paralizonte lëvizjen e automjeteve. “Këtu është baza e lumit. Që në 2016 lumi nuk dalë, atëherë doli nga shtrati dhe autostrada u mbush me ujë. Për 70 pond, uji del në rrugë dhe bllokon autostradën Levan-Tepelenë. Ka bërë dëme të mëdha. Mbi 80 hektarë tokë janë nën ujë, të mbjella të gjitha dhe të shkatërruara. Rrezikohen dhe shkatërrimi...