8 orë të bllokuar nga shembja e shpatit, hapet lëvizja në të dyja kahet në aksin Librazhd-Qafë Thanë. Apel shoferëve për kujdes

8 orë të bllokuar nga shembja e shpatit, hapet lëvizja në të dyja kahet në aksin Librazhd-Qafë Thanë. Apel shoferëve për kujdes

Hapet lëvizja në të dyja kahet pas 8 orë bllokimi i aksit rrugor Librazhd-Qafë Thanë, pjesë e korridorit të VIII, nyja kryesore lidhëse e juglindjes së vendit. Shërbimet e Policisë Rrugore, patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat janë prezente në të gjithë gjatësinë e aksit, me qëllim monitorimin e lëvizjes së lirë të automjeteve. Për shkak të fluksit të shtuar, Policia Rrugore e Elbasanit apelon për kujdes gjatë qarkullimit, qëndrimin në radhë dhe respektimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor. Ekipet punuan për orë të tëra për të shembur totalisht faqen e malit në mënyrë që të mos kishte rrezikshmëri të tjera pas hapjes së qarkullimit të mjeteve. Teksa qëndruan 8 orë të bllokuar gra fëmijë e të moshuar,  policia rekomandoi drejtuesit e mjeteve, që...