8 muaj kos! Skandali me ushqimin në Spitalin e Korçës, Prokuroria nis hetimin

8 muaj kos! Skandali me ushqimin në Spitalin e Korçës, Prokuroria nis hetimin

PAMJE NGA SPITALI KORÇË-Prokuroria e Korçës ka nizur zyrtarisht një hetim lidhur me skandalin e menaxhimit dhe shërbimit të ushqimit për pacientët në Spitalin Rajonal, për ‘Shpërdorim detyre’. Raportohet se procedimi penal u regjistrua pas publikimit të raportit të auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku u evidentuan kushte të rënda higjienosanitare në kuzhinën dhe ambientet ku përgatitet ushqimi. Sa i përket gjetjeve të tjera në raport nënvizohej se frigoriferët nuk kanë matës temperature, ndërsa fëmijët, nga 1 muaj deri në 3-vjeç, të cilët nuk marrin një menu pediatrike dhe ushqehen si të rriturit. Nga ana tjetër qumështi, perimet dhe mishi, të cilat janë të paguara nga shteti, shpesh nuk u serviren pacientëve. Në listën e gjetjeve të Spitalit, gjithashtu raportohet se për rreth 8 muaj darka për pacientët ishte...