738 kg fileto pule e bllokuar! Myk e lagështirë në ambjentet ku mbahej mishi dhe djathi, AKU i vë ‘kyçin’ KMY

738 kg fileto pule e bllokuar! Myk e lagështirë në ambjentet ku mbahej mishi dhe djathi, AKU i vë ‘kyçin’ KMY

PAMJE NGA AMBJENTI NJOFTIMI I AKU: Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në vijim të transparencës dhe informimit të publikut, bën me dije se trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale Tiranë, bazuar në planin mujor të kontrolleve me bazë risku në stabilimente me rrezikshmëri të lartë, kanë ushtruar kontrolle zyrtare në dy subjekte me aktivitet “Përpunim qumështi” dhe “Përpunim mishi”. ​Gjatë kontrollit zyrtar në subjektin “Bonum” (Baxho), trupa inspektuese konstatoi kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme, si dhe prani të mykut, ndryshkut dhe lagështisë në ambientin e përpunimit. Për këto shkelje, u mor masa e menjëhershme e bllokimit të aktivitetit si dhe bllokimi i produktit të pasigurt: ​328.7 (triqind e njëzet e tetë pikë shtatë) kg djathë i bardhë dhie. Ndaj subjektit u mor masa administrative “Gjobë” në vlerën...